Connect with us

Politike

Chris LaCivita i shoqëruar nga Mediu, mbërrin në Konventën e PD për programin elektoral

Konsulenti i fushatës së PD-së, amerikani Chris LaCivita, pasi ishte i pranishëm në hapjen e fushatës zgjedhore një ditë më parë, do të jetë edhe në Konventë e PD-së për programin elektoral.

Drejtuesi i fushatës së Opozitës pohoi se u përpoqën të burgosnin Donald Trump në 2024-n, ashtu si socialistët në Shqipëri tani duan të burgosin Opozitën.

“Është fantastike! Në 2024, në SHBA, socialistët u përpoqën të burgosnin Trump, por dështuan. Në 2025, socialistët duan të burgosin të gjithën opozitën e tyre, do të dështojnë. Përse?

Sepse nuk kanë cfarë të thonë për dështimet e 12 viteve, për krimet dhe drogën, për 1 milionë shqiptarë të larguar. Janë 12 vjet dështim ekonomik. Po përse të votoni për ata, votoni për Sali Berishën, voton për të ardhmen tuaj.

Advertisement