Connect with us

Rajon

Christopher Hill, një hije e vjetër/ Gabimi i madh i Amerikës me Vuçiç

Nebojsha Vujoviç, ish-shefi i Misionit të ish Jugosllavisë në SHBA, i pyetur se çfarë ka ndikuar në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë, mendon se prioritetet amerikane janë parandalimi i Rusisë, e cila ka kryer një krim të tmerrshëm kundër Ukrainës, se SHBA-të po llogarisin tek Vuçiç, njëriun që mund të ndikojë për të kthyer opinionin publik në Serbi dhe për të dënuar agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.

“Nëse atyre u intereson vetëm që Vuçiç të dënojë agresionin, dhe jo populli i Serbisë, atëherë është një gabim i madh dhe ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill duhet të dale në pension dhe shkojë vërtetë për peshkim në Florida” – theksoi Vujoviç, duke shtuar se SHBA-të po bëjnë gabim duke çuar një pjesë të madhe të vezëve në shportën e Vuçiçit, duke irrituar në këtë mënyrë gjithë opinionin publik demokratik serb.

“Me Vuçicin mund të lidhesh vetëm krimin dhe mjerimin” – thotë Vujovic, i cili gjithashtu beson se Christopher Hill, ambasadori amerikan, ka ndryshuar ndjeshëm dhe sot është vetëm hija e atij të djeshmit

Por kolegu i tij, ish-ambasadori Mihajlo Brkiç, beson se ambasadorja Hill ka përvojë të madhe diplomatike, veçanërisht kur bëhet fjalë për rajonin e Ballkanit, por  se barra e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe mënyra se si ajo erdhi, e rëndon shumë mundësinë e marrëdhënieve të mira mes Serbisë dhe SHBA-së

Advertisement