Kosova
CIA vë kanaçen e shkelmuar mbi tavolinë/ Vuçiç po luan në fronte të shumta
Ish-ambasadori dhe shefi i misionit të Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Nebojsha Vujovic, duke komentuar vizitën e drejtorit të CIA-s, William Burns në rajon, tha se ai është një figurë shumë e rëndësishme në Amerikë që përcolli mesazhe shumë serioze për politikanën në Ballkan.
Vujoviç gjithashtu ka shpjeguar edhe arsyet e vizitës në Beograd, por edhe arsyen pse Vuçiç u takua me ambasadorin rus në Presidencë.
” Së pari, dua të them nuk do të doja të isha në vendin e nikoqirëve që e takuan Burns në Sarajevë, në Beograd dhe Kosovë. Mesazhet që ai ka dhënë ishin shumë serioze – përshembull disiplinimi i Milorad Dodik, i cili po shkakton probleme serioze me retorikën e tij në Bosnje dhe Hercegovinë. Temë tjetër sigurisht që ka qënë rrjeti vehabist në rajon dhe Bosnje Hercegovinë, për shkak të vehabistëve të vrarë së fundmi në afërsi të Novi Pazarit. Sigurisht që temë ka qënë edhe përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, drejtësi për përgjegjësit për sulmin ndaj KFOR-it në very të Kosovës dhe sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Temë ka mundësi të ketë qënë edhe vizita e Aleksandër Vulin në Moskë apo edhe rrjedhja e informacioneve nga Qeveria e Serbisë në Rusi.” – ka theksuar ish ambasadori.
Siç u shpreh ai, edhe pse Amerika ka problem të tjera për tu fokusuar, kishte ardhur koha që “të marrim kanaçen e shkelmuar dhe ta vendosim në tavolinë”.
Për Vujoviç, është e nevojshme që të gjitha këto tema të vihen nën kontroll, veçanërisht tani kur Amerika po përballet me sfida të mëdha globale, si lufta në Ukrainë, lufta në Lindjen e Mesme dhe depërtimi ekonomik i Kinës.
“Për Bosnje Hercegovinën, SHBA do të qëndrojë fuqishëm pas Marrëveshjes së Dejtonit, si dhe pas Kosovës, kurse kamzhikun sekret do ta përdorë edhe ndaj Albin Kurtit. E gjitha kjo na nxjerr një tregues, se nga të gjithë këta lojtarë, vetëm Serbia ka një kovë me ujë me të cilën mund ti shuajë problemet” – potencoi Nebojsha Vujovic, duke theksuar se “Vuçiç është shumë i aftë të luajë në disa platforma”