Kosova
Çitaku: Kurti s’e ka ndalë Zajednicën, e ka sjellë atë
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka ndalur Zajednicën, por e ka sjellë atë.
Ajo u shpreh se deri kur Albin Kurti erdhi në pushtet, nuk ka patur një draft-statut për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Ai nuk e ka ndalur, por e ka sjellë Zajednicën, ka sjellë draftin, qe deri sa ai hipi në pushtet nuk ka ekzistuar, kurse tani është në diskutim një version final, I vetëm të cilin as nuk e kemi parë, por le të shpresojmë që mund të jetë më i mirë”, ka thënë Çitaku, duke shtuar se vetëm kur “ne do të kemi një materie, sigurisht që do të ndërmarrim të gjitha hapat institucional, politik dhe kushtetues”.
Më herët, Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar përmes një statusi për të demaskuara ato që ajo I quan përpjekje të kryeministrit për të “justifikuar” pranimin e Asociacionit, përpjekje te cilat sipas saj janë qesharake
“Qesharake këto përpjekjet e Kryeministrit për të justifikuar pranimin e Asociacionit. Kryeministër, as në 2013 e as 2015 NUK ka pasur STATUT për asociacionin. Statutin e sollët ju. E tani, publikojeni nëse na qenka aq i mirë. Pak transparencë” – ka shkruar Citaku.