Connect with us

Politike

Çlirim Gjata: Simboli i korrupsionit në vend është Edi Rama

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Çlirim Gjata në fjalën e tij përpara protestuesve kundër arrestimit politik të liderit të PD, Sali Berisha është shprehur se sistemi shëndetësor pasqyron situatën korruptive që hasin qytetarët në të gjithë institucionet e vendit.

Gjata ka theksuar se ky sistem korrupsioni është ngritur në këtë nivel të frikshëm nga kryeministri i endit Edi Rama.

“Sot për të disatën herë u shty procesi ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha nga gjyqtarja me tre mbiemra, ose mbiemri me tre gjyqtare se çfarë thotë sot nuk e thotë nesër.

Ne kemi një situatë të rëndë të krimit të organizuar dhe korrupsionit në këtë vend, disa ditë më parë zbulua një korrupsion tjetër të spitalit onkologjik dhe ato mjekë meritojnë dënimin më të rëndë për mjekët që bëjnë të tilla abuzimesh.

Është një sistem i tërë shëndetësor i shkatërruar nga Rama. Të gjitha spitalet shtetërore kështu janë dhe ai shkon në takim me mjekët bërtet me zë të lartë dhe thotë që e luftova korrupsionin.

SPAK është në hall se cilin duhet të arrestojë, Veliajn apo vëllain e Ramës i cili ka përgjime që nga Gjermani.”, tha Gjata.

Advertisement