Connect with us

Sport

“Çmendet” Haaland, realizon 5 gola për City-n

Kjo është mbrëmje magjike për Haaland.

Pas hat-trick në pjesën e parë, sulmuesi norvegjez ka realizuar edhe  2 gola të tjerë ndaj Leipzig  në minutat 54′ dhe 57 duke realizuar plot 5 gola në këtë sfidë.

Kur kanë ngelur dhe 30 minuta lojë, Man City udhëheq 6-0.

SHIKO GOLIN

Erling Haaland shënoi 5 gola kundër Leipzig në ndeshjen e kthimit ku Qytetarët fituan 7-0 ndërsa dy golat e tjerë u realizuan nga Gundogan dhe De Bryne.

Kështu Man City siguron kualifikimin në çerekfinale.

Erling u bë vetëm lojtari i tretë në histori që shënon një 5 në një ndeshje të vetme në Champions League.

I pari ishte Leo Messi, i cili shënoi 5 gola ndaj Bayer Leverkusen në ndeshjen e fazës së grupeve të 12/13 Champions League, ndeshja përfundoi me rezultat 7:1.

I dyti ishte braziliani Luiz Adriano, i cili realizoi 5 gola  ndaj BATE Borisov teksa luante për Shakhtarin. E treti tani është Haaland.  SHIKO GOLAT

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Interi ka siguruar kualifikimin duke barazuar pa gola në transfertë ndaj Portos. Vendasit u përpoqën të shënonin në fund një gol por u ndalën vetëm nga shtylla. Zikaltërit triumfuan 1-0 në sfidën e parë të luajtur në Milano dhe tani presin të qetë shortin. Kujtojmë se në minutat e fundit portugezët ngelën me një lojtarë më pak në fushë pas dalje me karton të kuq të Pepe pas 2 kartonave të verdhë.

 

Advertisement