Connect with us

Kronike

COVID frenoi azil-kërkuesit

Tendenca e aplikimeve për azil vitet e fundit është rritur ndjeshëm, ndonëse ato mbeten më të ulëta në krahasim me periudhën e para pandemisë.

Sipas statistikave të Eurostat, në gusht është regjistruar numri më i lartë i aplikimeve për azil për këtë vit, duke arritur në 950 mijë aplikime.

Për gjithë periudhën janar- gusht janë shënuar gjithsej 6720 aplikime, me një rritje prej 65% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithatë, në krahasim me para pandeminë, aplikimet për azil mbeten 43% më të ulëta për të njëjtën periudhë.

Të dhënat paraprake për shtatorin, ku nuk raportohen të gjitha shtetet, tregojnë se tendenca është përshpejtuar. Nga të dhënat e deritanishme janë gati 1400 aplikime për azil vetëm në muajin shtator.

Statistikat e tjera të Mbretërisë së Bashkuar tregojnë se vetëm në 6- mujorin e parë të vitit kërkuan azil nga Shqipëria 7,267 persona, 8% më shumë se sa aplikuan në të gjitha vendet e Bashkimit Europian për 8 mujorin.

Në total, duke përfshirë aplikimet në BE së bashku me të dhënat paraprake për shtatorin dhe aplikimet në Mbretërinë e Bashkuar, për 6 mujorin, numri i personave që kanë ikur zyrtarisht këtë vit është rreth 15.3 mijë.

Advertisement