Sport
CR7 lë nam, portugezi kryen gjestin vulgar me fanellën e skuadrës kundërshtare
Humbja në derbin e Riadit, ku Al Nassr i tij u mposht 2-0 nga Al-Hilal i Neymar, nuk i ka pëlqyer aspak portugezit.Madje ka bërë që CR7 të humbasë toruan ndërsa i drejtohej dhomave të zhveshjes. Teksa largohej nga fusha i zemëruar, 39-vjeçari u bë protagonist me një gjest vulgar, pasi në drejtim të tij u hodh një fanellë e Al-Hilal nga tifozët kundërshtarë.Ronaldo mori fanellën që u hodh në drejtim të tij, e fërkoi në pjesët intime dhe më pas e hodhi përsëri drejt tribunës. Gjesti i tij jo fort i hijshëm është kritikuar gjerësisht, ndërsa video e incidentit po bën xhiron e rrjetit.