Connect with us

Rajon

Daçiç: Prioritet tërheqja e njohjeve të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se prioritet i tij është tërheqja e njohjeve të Kosovës.

“Në javët e para të këtij viti presim të që dhjetëra vende do t’i tërheqin njohjet, tërheqje për të cilat kemi paralajmëruar”, tha Daçiq për televizionin serb “Prva”.

Teksa u pyet për vendosjen e sanksioneve nga Perëndimi ndaj Rusisë, Daçiq tha se nuk planifikojnë të bëjnë një gjë të tillë.

“Nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Këtë e vlerësojmë në përputhje me interesant tona”, tha ai për “Beta”.

Advertisement