Connect with us

Kosova

Dakordohemi/ Marrëveshja Lajçak -Bislimi për deeskalimin në Veri

Emisar i Bashkimit Europian Miroslav Lajcak ka përgatitur një plan për zbatimin e tre pikave të propozuara për deeskalimin e situates në veriun e Kosovës dhe që liston përgjegjësitë e secilës palë si dhe sekuencon veprimet për zbatimin e planit trepikësh.

Nëse gjithçka shkon siç duhet, vetëm paskësaj do hiqen masat ndaj Kosovës të vendosura nga 27 vendet anëtare te Unionit.

Lajcak ia ka paraqitur planin në Bratislavë zv/kryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi dhe te dy jane shprehur se jane dakorduar me marreveshjen.

“U pajtuam për hapat e nevojshëm për të siguruar deeskalim efektiv dhe sic parashihet me ligj, duke u fokusur në normalizim dhe zbatimin e sundimit të ligjit” – ka deklaruar Bislimi, kurse lajcak ka shkruar ne Twitter: Patëm një diksutim bilateral intensiv në Bratislavë me Zëvendëskryemiministrin Besnik Bislimi për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, sipas deklaratës së 3 qershorit nga Bashkimi Evropian dhe për rrugën e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut. U pajtuam për hapat e parë drejt këtij qëllimi”

Advertisement