Connect with us

Lifestyle

Dalloni një mik/mikeshë që nuk është i/e sinqertë me ju

Besoj secili nga ju e ka përjetuar ndjesinë e hidhur të ndarjes nga një mik, që e keni konsideruar për një kohë të gjatë si mikun ose mikeshën tuaj të zemrës.

Edhe pse jemi të vetëdijshëm se jo të gjithë njerëzit janë të sinqertë dhe shpesh ne zgjedhim t’u besojmë njerëzve të caktuar. Por më poshtë do të gjeni disa nga nga shenjat që një mik/mikeshë nuk është i/e sinqertë me ju.

1. Ata të telefonojnë vetëm për interes

Të gjitha miqësitë duhet të jenë të barabarta – që do të thotë se ju duhet të merrni aq sa jepni, e gjitha bazohet në reciprocitet. Nëse po investoni më shumë sesa po fitoni, duhet të mendoni dy herë për atë që ata kërkojnë nga ju.

2. Ata tallen me ju para të tjerëve

Një “jo” definitive. Zakonisht, njerëzit e bëjnë këtë sepse ndihen keq me veten dhe duan të përdorin dikë tjetër si shpërqendrim.

3. Ndiheni keq me veten kur kaloni kohë me ta

Ndonjëherë është e vështirë të analizosh sjelljen, por emocionet tuaja nuk gënjejnë kurrë. Miqtë duhet t’ju bëjnë të ndiheni mirë, të fuqizuar dhe të ngritur. Nëse i lini ata që t’ju bëjnë të ndiheni keq, atëherë ata nuk janë miqtë tuaj.

4. Ata ju konkurrojnë.

Është mirë të jesh pak konkurrues herë pas here, por si shumica e gjërave – mund të kesh shumë gjëra të mira. Një miqësi e bazuar në sjellje konkurruese nuk është asnjëherë e shëndetshme apo një miqësi e vërtetë.

5. Ata nuk kënaqen kur ty të ndodhin gjëra të mira

Kjo është një nga shenjat treguese më të zakonshme dhe bazohet gjithashtu në sjelljen konkurruese. Një mik i vërtetë do të dëshirojë t’ju shohë të keni sukses dhe të jeni të lumtur.

6. Ata zbulojnë sekretet tuaja

Kjo është keqdashëse dhe absolutisht që një mik i vërtetë nuk do të bënte ndonjëherë. Thjesht largohuni nga ky mik toksik.

7. Flasin keq për të tjerët pas shpine

Nëse ata e bëjnë këtë, shanset janë që ta bëjnë edhe me ty. Ata do flasin keq për ty, kur ti të mos ndodhesh prezente.

Advertisement