Connect with us

Kosova

Dardani, dështaku i etur për pushtet sulmon policinë me shok bombë

Analisti nga Kosova, Faton Mehmeti, duke komentuar protestën e PSD-së dhe Dardan Molliqaj me rastin e vizitës së kryetares se Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, tha se kreu I socialdemokratëve është “i dështuar në politikë me vetëm 3 mijë vota që mori në koalicion me AAK”, dhe se “hallin e tij po tenton ta shndërrojë në hall të përgjithshëm”.

Ka gjetur ca dështakë si vetja (fatmirësisht janë pak) dhe me këtë rast nuk le asnjë ngjarje të rëndësishme mediatike për të bërë aksione për t’u marr të tjerët me të. Megjithatë dështaku mbetet dështak, me veprime banditeske nga të dëshpëruarit që nuk kanë hallin e Hashim Thaçit dhe të arrestuarve të tjerë në Hagë, por hall kanë pamundësinë për të pranuar dështimin e tyre” – ka deklaruar Mehmeti, duke shtuar se të sulmosh policinë me shok-bombë është tentim vrasje dhe kjo duhet ndëshkuar.

“Ndryshe shteti shndërrohet në shesh ku çdo i dëshpëruar apo i çmendur sulmon të tjerët për pamundësinë e përballjes me realitetin e dështakut në jetë apo politikë” – ka potencuar analisti nga Kosova.

Advertisement