Politike
Dash Sula e pranon: Edhe demokratët kanë pasur oferta nga bandat! Donin të na siguronin vota dhe…
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, në një intervistë televizive ka pranuar se demokratët anë pasur oferta nga bandat për bashkëpunim në zgjedhje, por nuk kanë pranuar.
“Si puna e atij që thotë filmi: Gëlltit një lugë çorbë dhe vjell gjithë jetën. Ju mendoni që nuk kemi pasur oferta ne për bashkëpunim me bandat, për njerëz, për vota? Por nuk e kemi bërë, se sot merr një privilegj e ke të varur pas xhaketës. Kjo është diferenca jonë si opozitë me këtë mazhorancë”, u shpreh ai.
I pyetur nëse ndonjë nga deputetë e opozitës del në përgjimet e SKY ECC, Sula përgjigjet: “Nëse del në përgjime ndonjë deputet i opozitës, haram i qoftë! Haram buka e nënës dhe e babës. Këta që janë rrahur që të vegjël janë me sindroma dhe kur rriten kanë qejf të rrinë me të fortët”.