Connect with us

Kosova

DEKLARATA BOMBE/ Donald Trump premton të ndreqë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dalë me një deklaratë të fortë për Kosovën, teksa ka thënë se paraardhësi i tij në detyrë, Joe Biden, i ka dëmtuar perspektivat e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë përmes vendimeve “budallaqe” që ka ndërmarrë.

Gjatë një publikimi, ku ka folur për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, ai ka shkruar disa rreshta pikërisht për Kosovën:

“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po përballeshin me forcë, siç kanë bërë për shumë dekada, dhe konflikt i gjatë ishte gati të shpërthente në LUFTË. Unë e ndalova. Joe Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata me disa vendime shumë budallaqe, por do ta rregulloj përsëri” – ka shkruar presidenti amerikan.

Trump ka deklaruar shpesh se nën udhëheqjen e tij, administrata amerikane kishte arritur suksese të rëndësishme në politikën e jashtme, përfshirë nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë në Uashington në vitin 2020.

Advertisement