Connect with us

Kronike

Deklarata bombë e Klodiana Lalës: Arben Ndoka nisi fushatë për ekzekutimin vrasësve të vëllait të tij

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga urdhërarresti i SPAK, për ish-deputetin socialist Arben Ndoka.

Gazetarja tha se pas vrasjes së vëllait të tij, Ndoka nisi një aksion për eliminimin e ekzekutorëve të vëllait dhe se është ndihmuar edhe nga efektivë të policiësë shtetit.

“I vetmi njeri politik i shpallur në kërkim është Arben Ndoka, ish-deputet i PS. Ai kishte nisur fushatë për ekzekutimin e të dyshuarve për vrasjen e vëllait të tij. Në këtë kuadër, dyshohet se ai është ndihmuar edhe nga efektivë të lartë policie. Klodian Shahini rezulton pjesë e grupit kriminal që drejtohej nga Edison Reçi, që e informonte për hyrje-daljet e kundërshtarëve të tij. Personazh tjetër është dhe tjetër person, që dyshohet se trafikonte drogë në drejtim të Malit të Zi. Pra kemi persona që drejtonin bandat dhe vrasës me pagesë, që vepronin për këta “drejtues” bandash. Operacioni po vazhdon dhe të tjera episode do të dalin në dritë”, tha Lala.

Advertisement