Kosova
Deklarata e Vidovdanit akt terrorist, Lista Serbe organizatë terroriste
Gjatë ditës së djeshme, serbët në Mitrovicën e Veriut prezantuan një deklaratë të ashtuquajtur “Deklarata e Vidovdanit” e cila përmbante edhe tone kërcënuese ndaj Republikës së Kosovës, gjë të cilën, e cilësoi “terroriste” aktivisti serb Bogdan Bogdanoviç
Deklarata në fjalë u lexua nga zyrtarë të Listës Serbe dhe ku pretendohej se komuniteti serb në Kosovë ishte “i ekspozuar ndaj dhunës” dhe kërcënuan se nëse “Prishtina” do të vazhdonte me arrestimet e saj, atëherë “serbët në Kosovë do të detyrohen t’u përgjigjen”
Bogdanoviç është treguar mjaft i ashpër ndaj kësaj deklarate.
“Deklarata e Vidovdanit” është një akt terrorist dhe një kërcënim i hapur dhe thirrje për të rrëzuar rendin kushtetues të Kosovës! Shpalleni menjëherë Listën Serbe organizatë terroriste dhe arrestojini liderët dhe terroristët, pengje të të cilëve janë qytetarët e komunitetit serb.” – u shpreh ai përmes një postimi të bërë në Twitter.