Connect with us

Politike

Deklaratat e Ramës, gazetari grek: I shtoi një pikë tjetër helmi marrëdhënieve mes dy popujve fqinjë

Gazetari grek Stavros Tzimas përmes një shkrimi në Kathimerini ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në takimin me diasporën në Itali. Kreu i qeverisë iu drejtua shqiptarëve në Itali duke iu thënë se nuk e ndryshuan emrin me forcë, siç bënë sipas tij bashkëatdhetarët e tyre në Greqi, të cilën e cilësoi si një njollë turpi në historinë e Europës demokratike.

Gazetari Tzimas në shkrim ka treguar historinë e shqiptarit me emrin Sulejmani, i cili në vitin 1991 kaloi fshehurazi kufirin greko-shqiptar. Sulejmani e kaloi kufirin ashtu si shumë shqiptarë, pa dokumentacion dhe vetëm me rrobat e trupit, teksa punoi shumë për të ndihmuar familjen dhe për të ndërtuar jetën më pas në Shqipëri. Pas disa kohësh, Sulejmani , mësoi gradualisht gjuhën dhe kur shteti filloi t’u jepte leje qëndrimi emigrantëve shqiptarë, ai nxitoi të aplikonte. Ai nuk kishte dokumente nga Shqipëria për të vërtetuar identitetin e tij, dhe u regjistrua thjesht si “Thanasis”.

“Sulejmani bëri atë që bënë pothuajse të gjithë shqiptarët që punonin në Greqi që plotësonin disa kushte për marrjen e lejes së qëndrimit. Ata i “helenizuan” emrat e tyre, duke shpresuar për pranim më të madh në jetën e përditshme, pa u kërkuar shteti grek që të provonin se ishin ata që pretendonin se ishin.”, thuhet në shkrim.

Në fund të shkrimit, gazetari grek shprehet se kryeministri shqiptar për arsye jo domosdoshmërisht politike, duket se beson se “i gjithë planeti rrotullohet rreth tij”. Tzimas shprehet se me deklaratat e tij në Itali, për shkak të painformimit apo gënjeshtrës, i ka shtuar një tjetër pike helmi marrëdhënieve Shqipëri-Greqi.
Advertisement