Connect with us

Aktualitet

Deputetët nga dritarja/ Skënder Minxhozi: Opozita krijon kudo kolaps

Analisti Skënder Minxhozi foli për tensionet e  zhvilluara ditën e sotme para Kryesisë së Kuvendit. Pamjet që u shfaqën ishin të deputetëve të opozitës, të cilët nuk u lejuan nga Garda, dhe në këtë mënyrë zgjodhën të hynin nga dritarja. Gjatë kësaj interviste, Minxhozi tha se ata persona që hipën nga gardhi treguan një imazh të shëmtuar, dhe se nuk pati asnjë zgjidhje. Kujtojmë se ishin Gazment Bardhi, Flamur Noka, Albana Vokshi tentuan të hyjnë, duke u përplasur me gardistët e shumtë, të cilët kishin marrë urdhër të mos lejonin të përjashtuar të hyjnë, si një mënyrë për të mos u përsëritur situata e javës së shkuar. “Opozita ka zgjedhur obstruksionizmin për të luftuar apo për të marrë të drejtën e saj. Opozita ka të drejtë të reklamojë pjesëmarrjen në Komision. Duhet më shumë balancë dhe ekuilibër në jetën e institucionit më të rëndësishëm të vendit tonë. Duket se nuk ka më respektim të procedurë dhe palët veprojnë sipas parimit të asgjësimit të njëra-tjetrës dhe ajo që e pëson është puna e parlamentit dhe mirëfunksionimi i tij ku për hir të së vërtetës është keqfunksionim.  Kemi të bëjmë me një proces ku palët komunikojnë me njëra-tjetrën kacafytën, konkurrojnë. Ndodhemi në një situatë ku do të duhet të kishte një arbitër. Por në ndryshim nga herë të tjera, ku ndërhynin ndërkombëtarë, apo militantë të secilës palë, por sot të dy këta komponentë po heshtin. Kemi një sherr mes mazhorancës dhe opozitës. Sikur të mos kishim këto probleme ndodh edhe një hetim i SPAK, duke e rënduar këtë situatë”, tha ai. Gjithashtu ai theksoi se deputetët nuk do të duhet të pengoheshin dhe të mbaheshin në rrugë jashtë institucionit, pasi nuk është edhe ligjore. “Opozita ka zgjedhur obstruksionizmin për të luftuar apo për të marrë të drejtën e saj. Opozita ka të drejtë të reklamojë pjesëmarrjen në Komision. Duhet më shumë balancë dhe ekuilibër në jetën e institucionit më të rëndësishëm të vendit tonë. Duket se nuk ka më respektim të procedurë dhe palët veprojnë sipas parimit të asgjësimit të njëra-tjetrës dhe ajo që e pëson është puna e parlamentit dhe mirëfunksionimi i tij ku për hir të së vërtetës është keqfunksionim.  Kemi të bëjmë me një proces ku palët komunikojnë me njëra-tjetrën kacafytën, konkurrojnë. Ndodhemi në një situatë ku do të duhet të kishte një arbitër. Por në ndryshim nga herë të tjera, ku ndërhynin ndërkombëtarë, apo militantë të secilës palë, por sot të dy këta komponentë po heshtin. Kemi një sherr mes mazhorancës dhe opozitës. Sikur të mos kishim këto probleme ndodh edhe një hetim i SPAK, duke e rënduar këtë situatë”, tha ai. Gjithashtu ai theksoi se deputetët nuk do të duhet të pengoheshin dhe të mbaheshin në rrugë jashtë institucionit, pasi nuk është edhe ligjore.

Advertisement