Bota
Deputeti gjerman: Kosova po zbaton të drejtat në territorin e saj
Tensionet në veri të Kosovës, kanë sjellë reagime të shumta të ndërkombëtarëve të cilët nuk i kursyen kritikat ndaj qeverisë Kurti.
Ndërkohë deputeti gjerman Knut Abraham është shprehur se askush nuk duhet të harrojë përpjekjet e Kosovës për të vendosur rendin dhe ligjin.
“Përkundër të gjitha kritikave të justifikuara për veprimet e autoriteteve kosovare, nuk duhet harruar se një shtet po përpiqet të zbatojë të drejtat e tij në territorin e tij kundër pengesave dhe ndikimeve të shumta nga jashtë”, ka shkruar ai në Twitter.