Politike
Dështimi i takimit Kurti-Rama, Nurellari: Si distanca e Fadil Hoxhës dhe Enver Hoxhës
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, ka komentuar refuzimin e Kurtit për të marrë pjesë në takimin e organizuar në Tiranë me ftesë të kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, refuzimi i fundit i Kurtit shënon nivelin më të ulët të raporteve në mes të dy vendeve.
“Refuzimi i Kurtit për të marrë pjesë në takimin përgatitor të Procesit të Berlinit në Tiranë – shënon një tjetër nivel historik të ulët të raporteve Tiranë-Prishtinë. Ky veprim kujton distancën e thellë mes Fadil Hoxhës dhe Enver Hoxhës. Më shumë se një dëshmi e hipokrizisë së pseudo-patriotit që ka predikuar bashkimin kombëtar për dy dekada në opozitë, ky është tregues i karakterit narcizist të një politikani mediokër që për inate personale është i gatshëm të shkelë mbi interesat e shtetit dhe kombit”, ka shkruar Nurellari në profilin e tij
Sipas Nurellarit, refuzimi i takimit, është një akt i papërgjegjshëm i kryeministrit të Kosovës.
“Ndërsa Albin Kurti mund të kishte justifikime për Ballkanin e Hapur, çfarë justifikimi ka kundër Procesit të Berlinit”, ka shkruar anëtari i Kryesisë së PDK-së