Connect with us

Kronike

DETAJE TRONDITËSE/ Pasi u pre me sharrë, trupi i shqiptarit u…

Kanë dalë detaje të reja rrëqethëse dhe të frikshme për 51-vjeçarin shqiptar, Ylli Merja, i cili u gjet i vdekur në malet Kerdylia në Selanik.

Protothema shkruan se trupi i Ylli Merës është gjetur në pyllin e paarritshëm në një gjendje kalbjeje të avancuar dhe është gjymtuar nga kafshët e egra që i kanë gllabëruar një pjesë të madhe të trupit gjatë rreth gjashtë ditëve që ai kishte vdekur.

Çfarë tregoi raporti i mjekësisë ligjore?

Për sa i përket kohës së vdekjes, përputhet me datën e zhdukjes së tij më 1 nëntor, kur burri kishte dalë në mal me 59-vjeçarin për të prerë pemë. Ajo që pritet tani janë rezultatet e analizave toksikologjike dhe histologjike. Bëhet me dije se 59-vjeçari që ishte me të në mal dhe akuzohet për plagosjen e tij fatale, është ekzaminuar edhe nga mjeku mjekësor dhe ka pasur një plagë në gjurin e majtë, e cila përputhet me faktin se ka ardhur nga sharra elektrike me zinxhir.

Si ndodhi ngjarja?

Advertisement