Connect with us

Kronike

Detajet e reja/ Nuredin Dumani u shtrua në spital pas problemeve me zemrën, SPAK ndjek nga afër situatën

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me shtrimin në spital të Nuredin Dumanit.

I penduari i drejtësisë mësohet se ka shfaqur probleme me zemrën dhe është shtruar me urgjencë në QSUT.

Mësohet se SPAK është duke ndjekur nga afër situatën.

Nuredin Dumani është një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të drejtësisë gjatë viteve të fundit, i angazhuar në zbardhjen e shumë rasteve që lidhen me grupe të strukturuara kriminale dhe ngjarje të rënda në Shqipëri.

 

 

Deklaratat e tij kanë qenë thelbësore për SPAK-un në shpërbërjen e disa prej organizatave më të fuqishme kriminale në vend.

Advertisement