Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja në Kombinat, ku një 41-vjeçar plagosi me armë zjarri kunatin e tij, (burrin e motrës). Ngjarja ndodhi në rreth orës 15:40, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata”.
Autori i dyshuar i krimit ka nisur debatin me kunatin e tij për çështje familjare dhe pasi kanë debatuar ashpër, 41-vjeçari Misir Tanushi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar 56-vjeçarin Genci Mullaymeri.
Ky i fundit mësohet se është plagosur në pjesën e këmbëve, ndërsa ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, autori i dyshuar, është arrestuar shumë pranë banesës ku ndodhi ngjarja. Ndërkohë një tjetër person që ishte në vendngjarje, është shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N. S.