Kronike
DETAJET/ Si u ekzekutua 39-vjeçari në Tiranë
Të tjera detaje janë zbuluar nga atentati që u regjistrua një natë më parë në Tiranë.
NTV.AL ka mësuar se 39-vjeçari Briken Sanaj është qëlluar me breshëri plumbash sapo ka lënë bashkëshorten në garazh me makinë.
Pasi ka dalë nga garazhi, autorët janë futur në rezidencën ‘Kodra e Diellit’ me makinë, kanë thyer traun dhe kanë qëlluar në drejtim të 39-vjeçarit.
Fatkeqësisht, Sanaj nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
…
Kanë dalë detaje të reja lidhur me ekzekutimin e 39-vjeçarit Briken Sanaj mbrëmjen e së dielës tek “Kodrat e Diellit” në Tiranë.
Burimet bëjnë me dije për Abc se 39-vjeçari kishte dy ditë që ishte kthyer nga Italia për të marrë pjesë në dasmën e shokut të ngushtë. Ndërkohë të njëjtat burime theksojnë se 39-vjeçari është person pa precedent penal si në Shqipëri ashtu edhe në Itali ku edhe jetonte vitet e fundit.
Ndërkohë për ekzekutimin e tij është përdorur një makinë tip Benz, targat e së cilës ishin vjedhur dy ditë më parë në Tiranë.
Mjeti të cilën përdorën autorët për tu larguar nga vendngjarja është gjetur i djegur disa minuta pas ekzekutimit i djegur në Qafë Kashar.
Një nga pistat të cilat po heton policia është dhe ajo e hakmarrjes, pasi vëllai i tij kishte plagosur një person në vitin 2012-të.
Kush është 39-vjeçari me dy emra që u vra te ‘Kodra e Diellit’
NTV.AL mëson të tjera detaje nga vrasja e Briken Sanajt. Në dokumentet që ju gjetën me vete, ai rezulton si Briken Sanaj, por nga rojet private të Kodra e Diellit, njihet edhe me emrin Anton Gjini. 39-vjeçari kishte më shumë se një vit që ishte rezident te Kodra e Diellit.
Viktima kur ka mbyllur makinën te garazhi dhe është takuar me dy a tre shokë të tij. Ai është qëlluar nga një distancë e afërt me kallashnikov tre herë nga një makinë tip ‘Benz’, e cila u gjet e djegur në Qafë-Kashar.
Vrasja e 39-vjeçarit në Tiranë, gjendet një makinë e djegur në Qafë-Kashar! Dyshohet e autorëve
Policia e Tiranës ka dhënë informacionin paraprak në lidhje me vrasjen e Briken Sanajt mbrëmjen e sotme në Tiranë.’Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Briken Sanaj, rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Janë shoqëruar disa persona në Polici.
Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.’- njofton policia.