Connect with us

Rajon

Dhjetëra shtëpi të shkrumbuara nga flakët/ Zjarri del nga kontrolli në Greqi, autoritetet e mbrojtjes civile paralajmërojnë…

Në ditën më të nxehtë të qershorit kur temperaturat në shumë zona të vendit kanë kaluar mbi 38 gradë celcius , 130 zjarrfikës dhe dhjetëra vullnetarë po përpiqen për orë të tëra të kontrollojnë disa vatra zjarri pranë qytetit bregdetar të Palaia Fokaias, 40 km) në jug të Athinës.

Mbi 1000 persona janë evakuuar nga katër fshatra Triantafyllia, Charakas, Katafygi, Tourkolimano dhe qyteza e Thymarit pas mesazheve të njëpasnjëshme nga numri i emergjencës civile 112.

Dhjetëra shtëpi janë shkrumbuar dhe të tjera kanë pësuar dëme, ndërsa ndihmë për evakuimin e banorëve që rrezikoheshin nga zjarri dhe tymi i dendur që ka mbytur zonën, kanë dhënë edhe forcat policore.

Deri në orët e mbrëmjes së të enjtes 12 avionë dhe 12 helikopterë zjarrfikës, forca të Ushtrisë dhe të Rojës Bregdetare, autocisterna uji të bashkive lokale dhe vullnetarë janë përpjekur për të kontrolluar vatrat e shpërndara dhe për të parandaluar që flakët të shkojnë drejt pyllit të virgjër të Lavrios.

Anije të Rojës Bregdetare dhe një barkë Zjarrfikëse janë vendosur në vijën bregdetare për të shuar zjarrin.

Zjarret kanë qenë të shumta gjatë gjithë javës në vend dhe autoritetet e Mbrojtjes civile paralajmërojnë për rrezikshmëri edhe në orët e ardhshmë deri nëf undjavë kur pritet të bien temperaturat dhe fuqia e erës.

Megjithëse qeveria greke ka rritur buxhetin e mjeteve mbrojtëse dhe ka përforcuar brigadat e zjarrfikësve me mjete dhe njerëz , zjarret vazhdojnë të djegin shumë zona edhe për shkak të thatësirës dhe temperaturave tepër të larta.

Advertisement