Connect with us

Kronike

Dhunë ndaj të dashurës dhe të dehur në timon, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar pasi teksa drejtonte automjetin, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit. Pas kryerjes së këtij testi, ka rezultuar se 40-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokuori dhe u shpall në kërkim shtetasi D. C., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një shtetaseje (e dashura e tij).

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim T. H., 26 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nga hetimet e kryera në drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasin A. H (të arrestuar në datën 23.03.2023), për të siguruar transportin e 4 emigrantëve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. C., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi teksa drejtonte automjetin, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit. Pas kryerjes së këtij testi, ka rezultuar se 40-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokuori dhe u shpall në kërkim shtetasi D. C., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një shtetaseje (e dashura e tij). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement