Aktualitet
Dhunë në familje dhe vjedhje, vihen në pranga 5 persona
5 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për dhunë në familje. Mësohet se dy persona janë arrestuar për mashtrim dhe vjedhje, një person tjetër ka rënë në pranga për dhunë në familje. Po ashtu janë arrestuar dhe dy persona të tjerë për drejtim mjeti në gjendje të dehur si dhe për aksidentim.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin D. Sh., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka marrë një shumë parash një shtetasi, duke e mashtruar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasit: – Y. H., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”; – E. H., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur portofolin një shtetasi. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: – D. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit; – A. D., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin H. P., 78 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.