Connect with us

Sport

Dhunë në klasiken e Kolumbisë, 2 të vdekur dhe 14 të plagosur në Medellin

Një ndeshje futbolli është bërë shkak për vdekjen e 2 personave dhe plagosjen e 14 të tjerëve në një përplasje të dhunshme mes dy tifozerive në klasiken e Kolumbisë mes Independiente dhe Atletico Nacional. Kjo tragjedi vjen në një moment kur autoritetet kanë nisur një ofensivë për të ndaluar dhunën në stadiume.

“Fatkeqësisht, dy qytetarë humbën jetën, u sulmuan me thika dhe sende të mprehta”, tha në një prononcim koloneli i Policisë, Henry Bello. Sipas të njëjtit burim, dy të vdekurit ishin 25 dhe 34 vjeç dhe ishin tifozë të Independientes, klub, i cili humbi ndeshjen me rezultatin 3-1.

Sherri ndodhi në ambientet e jashtë të stadiumit “Atanasio Girardot” në Medelin dhe vjen vetëm pak kohë pasi tifozët e Atletico Nacional patën një përplasje të dhunshme me policinë. “Ne do të japim 39 mijë euro si shpërblim për ata që na ndihmojnë të identifikojmë dhe ndjekim penalisht ata që janë përgjegjës”, tha kryebashkiaku i Medellinit, Daniel Quintero.

Advertisement