Connect with us

Aktualitet

Dhunimi i 28-vjeçares, motra e Gleard Gusholli: Unë e dua atë gocë, e admiroj

Motra e 31-vjeçarit Gleard Gusholli, i cili ndodhet pas hekurave pasi ka dhunuar e torturuar të dashurën e tij për një javë rresht, ka deklaruar se 28-vjeçares i ka qëndruar pranë. Në një rrëfim në emisionin “Me zemër të hapur”, motra e Gushollit tha se e ka dorëzuar të renë e dhunuar në duart e mjekëve dhe i ka qnëndruar pranë, duke hedhur poshtë versionin e 28-vjeçares, e cila deklaroi se kur e kjishin dërguar në spital, ishin shprehur se e kishin gjetur në rrugë e s’e njihnin.

Ajo tha se do ta duan gjithmonë vajzën sido që të shkojnë gjërat dhe se nëna e saj është shumë e shqetësuar për të.

“I kam qëndruar pranë. Tre ditë në spital, shkoja në rajon e shkoja në spital. Aq shumë e doja. Jam e shokuar nga të gjitha anët. Vetëm kaq do t’i thuash që të ka dashur gjithmonë dhe të do. Do të dojë gjithmonë sido që të shkojnë gjërat. Duhet të qëndroj pranë nënës sime se është shumë e shqetësuar,”-deklaroi ajo ndër të tjera.

Pjesë nga intervista:

Motra e dhunuesit: Nuk dua të flas fare realisht, asaj i uroj shërim të shpejt. E kam dashur e dua akoma, e dua si motër, e kam ndihmuar me gjithë shpirt me çdo gjë, por më ka vrarë shumë me ca gjëra që janë të paqena. Nuk dua të flas fare, fare…Janë shumë gjëra, ajo nuk është në gjendje që të merret në pyetje dhe nuk më ka pëlqyer fare, se derisa nuk je në gjendje, nuk je mirë nuk ke pse del në televizor. Edhe ne të rënduar jemi, kjo është fatkeqësi e jona, vëllai im nuk ka qenë, nuk e di pse ka përfunduar në atë pikë, nuk di çfarë të them…

Evis Ahmeti: Po në lidhje me ju që e keni mohuar?

Motra e dhunuesit: Unë e dua atë gocë, familjen e saj e admiroj, kam pasur marrëdhënie shumë të mira, atë gocë e dua me shpirt e kam ndihmuar dhe i kam thënë “më rëntë pika” dhe nuk është e vërtetë ajo që tha në lidhje me lekët që i ka policia.

Evis Ahmeti: Ajo tha në lidhje me ju që nuk e njihni e keni gjetur në rrugë?

Motra e dhunuesit: Jo, jo nuk është e vërtetë fare, nuk e di; unë uroj shërim të shpejt, nuk dua të merrem fare me asnjë lloj media. Zoti e ndihmoftë, e dua shumë dhe do t’i thuash se… do të dojë gjithë jetën. I kam ndenjur 3 ditë në spital se aq shumë e doja.

Evis Ahmeti: I ke qëndruar tani 3 ditë në spital?

Motra e dhunuesit: I kam qëndruar që atë ditë po, shkoja në rajon shkoja te ajo i rrija aty pranë…

Evis Ahmeti: Domethënë ti nuk e ke braktisur asnjëherë?

Motra e dhunuesit: Asnjë moment, e ke me fakte ke policinë, asnjë moment. Mua më ka larguar policia që mos hajde më këtu, mos të shoh më këtu…

Evis Ahmeti: Ke marrë ndonjë takim me vëllain, që pse e bëri këtë gjë?

Motra e dhunuesit: Jo, jo, jam e shokuar nga të gjitha anët, vetëm kaq do ti thuash që I… të ka dashur gjithmonë e të do, kaq vetëm këtë transmetoja nga mua edhe familjes. I… ju respekton nga të gjitha anët, ju do shumë dhe ka për t’ju dashur gjithmonë sido që të shkojnë gjërat. Dua të mbaj nënën time se është shumë e shokuar…

E reja që është shtetase gjermane u mbajt peng për një javë dhe u dhunua në mënyrë brutale nga i dashuri i saj, Gleard Gusholli, 31 vjeç. Dyshja janë njohur në Gjermani ku vajza është lindur e rritur dhe kishte nisur punë si infermiere. Gusholli është paraqitur si pacient në një spital gjerman dhe aty ka rënë në kontakt me 28-vjeçaren. Njohja është kthye në një lidhje dashurie, por i riu nisi të ushtronte dhunë. Dyshja u ndanë, por muaj më vonë e reja e fali dhe vendosi t’i jepte një mundësi të dytë. Të dy u kthyen në Shqipëri për të nisur jetën nga e para, por i riu rinisi dhunën. Për një javë rresht e dhunoi me karrige e sende të forta dhe e detyroi të konsumonte lëndë narkotike. Deri më tani, dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë u bë xhelozia. 31-vjeçari Gusholli ka thënë se dhunën e ka ushtruar pasi dyshonte se e reja e tradhtonte. Por, i riu e fajësonte se për shkakun e saj nuk shkelte dot në Gjermani, pasi dyshonte se kjo e fundit e kishte kallëzuar pas dhunës së ushtruar ndaj saj. Vajza shpëtoi pasi në momentin që Gusholli telefonoi kushërirën e tij, ajo bëritit dhe kërkoi ndihmë. Ishte kushërira dhe motra e 31-vjeçarit që e dërguan në spital. Tashmë ajo është marrë në mbrojtje nga policia

Advertisement