Aktualitet
Dhunohet me sende të forta djali i oficerit të krimeve të rënda në Tiranë
Një sherr me sende te forta mes disa te rinjve është regjistruar mbrëmjen e të shtunës në Tiranë.
Mësohet se tre persona janë shoqëruar për tu marre në pyetje nga ana e komisariatit numër 2 në kryeqytet. Mes të rinjve që është përfshirë në konflikt është edhe djali i një ish-nëndrejtori të Burgjeve.
Burime për Tch bëjnë me dije se sherri ka nisur për motive të dobëta pas disa debateve që kanë pasur në rrjetin social Tik Tok. I dhunuari është djali i një oficeri të krimeve të rënda në Policinë e Shtetit.