Rajon
Dialogu me Kosovën/ Vuçiç tregon kushtin që duhet plotësuar
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha në Davos, ku po zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror, se Serbia po përballet me një vit kritik, ndoshta një nga më të vështirat në historinë moderne në aspektin politik dhe ekonomik. Ai për mediat serbe se nga bisedimet me liderë të ndryshëm ka kuptuar që e vetmja gjë për të cilën të gjithë janë interesuar janë sanksionet kundër Rusisë dhe pavarësia e Kosovës I pari i shtetit serb pranoi se të premten do të takohet me përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës, SHBA-së, Italisë dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe vlerësoi se do të jetë “një takim shumë, shumë, shumë i vështirë me fuqitë më të mëdha botërore”.
“Të shtunën, do t’i drejtohem opinionit me masa të reja dhe do t’iu tregojë se çfarë po i kërkohet dhe po pritet nga Serbia për Kosovën dhe sanksionet ndaj Rusisë”, tha Vuçiç
I pyetur për deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se nëse ka vullnet mund të arrihet një marrëveshje në muajt e ardhshëm, ai deklaroi se “Kjo mund të bëhet pasnesër, nëse heq dorë nga synimet secesioniste”.
“Në dokumentin më të fundit të BE janë ndëshkuar dhe sanksionuar të gjithë secesionistët. Ata bënë një shkëputje të dhunshme të një pjese të territorit tone dhe në kundërshtim me rregullat morën vendim për të bombarduar një vend si yni”, tha Vuçiç.