Politike
“Diaspora”/ Mbi 80 mijë aplikime, afro 30 mijë refuzime, kryeson Italia

Më shumë se 80 mijë emigrantë shqiptarë kanë aplikuar për t’u regjistruar në zgjedhjet e parlamentare të 11 majit. Bëhet me dije se deri më tani janë pranuar 50 mijë kërkesa dhe janë refuzuar 29 mijë, 36% aplikimeve. Deri më tani listën e kryeson Italia me 30 mijë aplikime, Greqia me 23 mijë dhe Gjermania me 11 mijë. Por fletë votimi kanë kërkuar edhe emigrantët shqiptarë nga Meksika apo Ekuadori.
Sipas të dhënave të ndara nga Komisioni Qendror Zgjedhor grupmosha që ka shprehur më shumë interes për të marrë pjesë në këtop zgjedhje ëeshtë ajo mes 26-35 me 28%, pasohet nga ajo 36-45 me 27%, ndësra më pak interes për të votuar është ajo 18-25% me 10%.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve data 19 janar ka qenë dhe piku me plot 8000 aplikime. Data me numrin më të ulët të kërkesave ka qenë në datën 14 janar me vetëm 3500 shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë dhe kërkojnë të votojnë.
Italia është në krye të listës për emigrantët më të regjistruar, por edhe më të refuzuar me mbi 9 mijë persona, ose 44 % të të gjitha aplikimeve të gabuara. Shqiptarët e Italisë vijojnë të ngarkojnë gabim dokumentin italian të adresës, duke mos fotografuar faqen e pasme të saj. Sipas qarqeve, zgjedhësit e kryesojnë me Tiranë, të ndjekur nga Fieri dhe Korça

