Lifestyle
Dietologia pyet: Limonin apo kivin preferoni më shumë

Limonin
apo kivin
preferoni me shume?


Limoni Përmban kryesisht acid citrik dhe askorbik, por edhe mjaft vlera të shumta ushqyese, si: vitaminat C, PP, B1, B2, karotinë, 89% ujë, 0.4% protein, 0.38% yndyrë, deri 10% karbohidrate, kripëra minerale etj.
Limoni preferohet mjaft në mjekësinë popullore, ku i përdoren pothuajse të gjitha pjesët e tij përbërëse. Limoni është ilaçi më i mirë antiskorbik.
Ai është freskues dhe kuron me sukses të gjitha sëmundjet që shoqërohen me ethe, pasi ul temperaturën, kuron dhimbjet e kokës, migrenën, gingivin, kalotat, sëmundjet e organeve të frymëmarrjes dhe atyre të rrugëve urinare, ekzemat, sëmundjen e majmërisë dhe atë të sheqerit, ndalon rrjedhjen e gjakut nga hunda etj. Limoni i përzier me sheqer, mbron shëndetin dhe stimulon oreksin dhe përdoret me sukses në eleminimin nga organizmi i kripërave të kristalizuara. Pirja e lëngut të tij parandalon vjelljen. Për sëmmundjet gripale
Për të kuruar acarimin e fytit dhe mukozës së gojës përdoret me efekt shumë të mirë kura që vijon si më poshtë:
Merret një kokërr limoni dhe shtrydhet lëngu i tij në një gotë. Ai pihet menjëherë, i ngrohtë dhe 2-3 orë para buke.
Acarimi i bajameve
Merret një kokërr limoni në madhësi mesatare, pritet në mes në drejtim të gjerësisë dhe të dy gjysmat vendosen në një pjatë mbi zjarr, derisa të ngrohet lëngu që përmbajnë. Pastaj, dy gjysmat, pasi janë ngrohur, vendosen mbi bajame, lidhen me fashë dhe lihen aty derisa të ftohen. Ky veprim përsëritet 2-3 ditë rresht, para gjumit.
Sëmundjet e mëlçisë
Për 20-30 ditë rresht, çdo mëngjes, një orë para buke, pihet lëngu i një kokrre limoni, së bashku me një lugë gjelle vaj ulliri dhe një lugë gjelle mjaltë.
Sëmundjet e reumatizmit
Merren 2 kokrra limoni dhe pa ja hequr lëkurën grihen me rende. Masa përzihet me 1-2 lugë kafeje sheqer dhe hahet esëll, në mëngjes. Ky veprim përsëritet cdo ditë, për 20-30 ditë.
Për gurët në veshka dhe fshikëzën urinare
Për këtë duhen konsumuar 2-3 kokrra limoni çdo ditë, për 1 periudhë 1-3 muaj.
Mjegullimi i syve
Lëngun e 2 kokrrave limoni e shtrydhni në gjysëm litri ujë. Për të qenë të sigurt se uji është I pastër është mirë që ai të valohet më parë. Me këtë tretje shpërlahen sytë dy herë në ditë derisa të përmirësohet gjendja.
Frymëmarrja e vështirësuar
Shtrudhet lëngu i 3 limonëve dhe i shtohet një lugë kripë e imët. Masa tundet derias të shkumojë. Prej kësaj tretësire merret nga një lugë çdo orë. Ky ilaç ndikon mirë edhe në sëmundjet e mëlçisë dhe pengesat në tretjen e ushqimit.
Sëmundjet e tensionit të gjakut
Në mëngjes esëll, konsumohet një gotë limonadë e përgatitur me lëngun e një kokrre limoni. Është mirë që gjatë ditës, në vend të ujit të konsumohet vetëm limonatë, në mënyrë që tensioni i gjakut të normalizohet.
Urinimi i pakontrolluar në gjumë
Në lëngun e përftuar nga shtrydhja e gjysëm kg limoni, hidhen lëvozhgat e 5 kokrrave vezë të pastruara mirë. Kur lëvozhgat të shkrihen në lëngun e limonit, përbërja kullohet dhe vendoset në një shishe të mbyllur. Lëngu i përftuar konsumohet 3 herë në ditë nga 1 gotë, i zbutur me pak ujë.
Pezmatimi i nervave
I shtoni pak kripë lëngut të një limoni. Në këtë tretësirë njomet lecka e pastër, vihet në nervin e pezmatuar dhe lihet me një fashë pambuku. Nervit të pezmatuar, gjithashtu i duhet bërë masazh i vazhdueshëm.
Përzjeni limon me një lugë vaj ulliri dhe zbuloni benefitet
Vaj ulliri dhe limoni janë dy përbërës kryesorë që do t’ju ndihmojnë të detoksifikoni gjithë trupin çdo ditë dhe të mbroheni nga sëmundjet, infeksionet, inflamacionet dhe kushtet e tjera të rrezikshme.
Përzierja e vajit të ullirit dhe limon stimulon sistemin imunitar dhe e bën atë rezistent ndaj agjentëve të dëmshëm të jashtëm dhe të brendshëm.
Vaji dhe limoni kanë secili veti të e fuqishme. Dhe imagjinoni së bashku! Mekanizmat mbrojtës punojnë me forcë të plotë për shëndetin e trupit.
Si ta përgatisni këtë përbërje?
Përgatitja e përzierjes është e thjeshtë. Vajin e ullirit dhe lëngun e limonit të freskët e përzjeni përzier me raport 1: 1. Përziheni shumë mirë. Përzierja është e pasur me minerale dhe vitamina.
Lufton kapsllëkun
Ky kombinim ndihmon për të lubrifikuar mukozën e tretjes dhe gjithashtu aktivizon funksionin e fshikëzës. Kjo përzierje përmban antioksidantë që na ndihmojnë të heqim qafe toksina dhe të ndihmojmë në çdo rast që të tretet mirë ushqimi.
Efekti kardioprotektues
Vaji i ullirit është i pasur me acide yndyrore, ndihmon kontrollin dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe gjithashtu heq kolesterolin, është gjithashtu anti-inflamator dhe ofron shumë vitamina.
Mban mëlçinë të ekuilibruar dhe fshikëzën e tëmthit
Ndonjëherë kur ndihemi të fryrë, të rënduar dhe të lodhur, ndodh më shpesh që trupi helmuar, kështu që me këtë përzierje ndihmojmë mëlçinë t’i “dëbojë” këto toksina.
Dhimbjet reumatike
Falë substancave anti-inflamatore, çdo mëngjes një lugë çaji e kësaj përzierje lufton këto dhimbje të bezdisshme.
Për të forcuar lëkurën, thonjtë dhe flokët
Për të forcuar thonjtë e dobët, të brishtë ose këputur, duhet të bëni një përzierje prej 1 lugë gjelle ulliri me 1 lugë lëng limoni, dhe do të lyeni thonjtë 10 minuta para se të bini në gjumë mund të flini me dorashka pambuku për të lejuar që përzierja e limonit dhe vajit të ullirit të depërtojnë në thonjë brenda natës.
Gjithashtu, nëse doni flokë të shëndetshëm, të fortë dhe me shkëlqim dhe për të kontrolluar zbokthin, vaji i ullirit dhe limoni mund ta ndihmojnë atë.Për më tepër cilësitë e limonit si antiseptik mund të ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve të lëkurës.
Siç mund ta shihni efektet e limonit dhe vajit të ullirit janë të shkëlqyera, ne ju rekomandojmë që menjëherë të filloni të përdorni këtë përzierje dhe të merrni përfitimet shëndetësore që ofrojnë.


