Kronike
DIGJEN 350 TONE MOLLE
Magazina e vete frigoriferike në Bashkinë e Pogradecit është djegur plotësisht nga një zjarr aksidental
Zjarri ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në fshatin Petrushë, ndërsa brenda saj kanë qenë 350 ton me mollë që ishin magazinuar.
Sipas të dhënave zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa është dashur ndërhyrja e mjeteve të shërbimit zjarrfikës të Maliqit dhe Pogradecit, por nuk kanë arritur ta shuajnë në kohën e duhur flakët e zjarrit.
Ky frigorifer sipas kryetarit të bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli është i vetmi në të gjithë bashkinë ndaj dhe për këtë kryebashkiaku ka bërë me dije se është ngritur grupi i punës për verifikimin e dëmeve dhe më pas do t’i kërkohet AZHBR-së për dëmshpërblim.
Kjo magazinë frigoriferike është ndërtuar dy vite më parë dhe mblidhte në një masë të konsiderueshme prodhimet e fermerëve të kësaj bashkie.
https://www.youtube.com/watch?v=khEu5sE4QsE