Connect with us

Kosova

Diplomati amerikan Reeker: Kosova ka nevojë për një Qeveri që bashkëpunon me Amerikën

Diplomati amerikan, Philip Reeker, ka thënë se Republika e Kosovës ka nevojë për një qeveri e cila mund të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë deklaratë Reeker e ka bërë teksa është pyetur rreth sfidave në procesin e dialogut dhe atë se çfarë SHBA mund të bëjë për të lehtësuar procesin.

Reeker duke folur për zbatimin e marrëveshjeve, ka thënë se në momentin kur njëra palë refuzon të implementojë diçka, atëherë duhet të dalë me një ide të re për atë se si mund të negociohet tutje.

Megjithatë ai u shpreh se kjo është shumë e vështirë, kur ke një Qeveri e cila nuk është e aftë për të marrë vendime.

“Kosova ka nevojë për një qeveri që mund të bashkëpunojë me Ameriken dhe të jetë e gatshme të zbatojë ato per te cilat është rënë dakord dhe të përpiqet të negociojë ose të dalë me ide të reja për çështjet e mbetura”, ka potencuar diplomati amerikan.

Advertisement