Connect with us

Bota

E rëndë/ Aeroplani përplaset me çatinë, raportohet për disa të lënduar

Një aeroplan i vogël është përplasur në çatinë e një shtëpie në Teksas, kanë thënë autoritetet amerikane.Si pasojë, përveç dëmeve materiale, të tre personat që ndodheshin në aeroplan u lënduan dhe u dërguan në spital me lëndime jashtë rrezikut për jetën.

Për fat të mirë, prona dykatëshe në qytetin e Georgetown ishte bosh në momentin e përplasjes, e cila ndodhi pak para orës 12:00 me orën lokale dje.Në një postim në Facebook të dielën, Departamenti i Zjarrfikësve të Georgetown shkroi: Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) do të fillojë hetimin e tyre këtë pasdite”.“Ekuipazhet do të qëndrojnë në vendngjarje për të ndihmuar. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj për të shmangur këtë zonë sot”

Advertisement