Aktualitet
Dita e 10 e grevës! Punonjësit e ‘Bankers’ shkresë zyrtare: Kërkojmë ndërhyrjen…
Në ditën e dhjetë të grevës së tyre, punonjësit e Bankers Petroleum i janë drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokatit të Popullit, si dhe Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato. Në dokumentin e dërguar, punonjësit kërkojnë vëmendje dhe përkrahje urgjente për situatën në të cilën ndodhen, duke paralajmëruar se vazhdimi i grevës mund të sjellë pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e tyre.
Ata bëjnë apel për ndërhyrje institucionale dhe dialog me kompaninë, me qëllim zgjidhjen sa më të shpejtë të mosmarrëveshjeve që kanë çuar në grevë.


