Connect with us

Kosova

Dita e 14/ Veriu i Kosovës i bllokuar

Paralajmërimi i Sveçlas: Pritjes po i vjen fundi! Si paraqitet situata deri tani

•Vijojnë tensionet në veri të Kosovës. • Sot shënohet dita e 14- të nga vendosja e barrikadave në disa rrugë kryesore në tre komuna veriore të Kosovës, në Leposaviç, Zveçan e Zubin Potok. • Një ditë më parë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svelça bëri një përmbledhje të situatës së deritanishme. • Në konferencën për shtyp ai tha se barrikadat ne veri kanë humbur kuptimin, ku theksoi edhe njëherë se arsyeja e vendosjes së tyre është arrestimi i ish-policit Dejan Pantiç, ku ka spekulime për shëndetin dhe trajtimin e tij. • Ndër të tjera në fjalën e tij, Sveçla bëri një paralajmërim duke u shprehur se pritjes për t’i hequr barrikadat nga KFOR-i po i vjen fundi. • Ministri i Brendshëm thotë se propaganda serbe ka rënduar situatën në veri të Kosovës. • Ai gjithashtu theksoi se, Policia do ta zbatojë ligjin por ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët, ndërsa ka folur edhe për gjendjen e zyrtarëve policorë në Jarinjë. • Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX ka bërë të ditur se janë duke e monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës. EULEX ka bërë të ditur gjithashtu se ka shtuar praninë e forcave të tyre në terren.

Advertisement