Kosova
Ditë e keqe për Kosovën/ A do ketë ndërlikime pas marrëveshjes mes Gjermanisë e Serbisë
Kancelari gjerman Olaf Scholz, është pritur me nderime të larta nga presidenti serb Aleksander Vucic gjate vizites se tij në Beograd, teksa Gjermania (në emër të BE-së) dhe Serbia, e kanë nënshkruar një memorandum në lidhje me “partneritetin strategjik për lëndët e para të qëndrueshme, kryesisht litiumin”.
Në linjën e interpretimeve pesimiste per pasojat e kesaj vizite dhe marreveshje, ishte edhe Robert Bosch, ish-ambasador i Holandës në Kosovës.
Në një shkrim në profilin e tij në Facebook, ai vlerësoi se kjo ishte një ditë e keqe për “mjedisin, demokracinë dhe Kosovën”.
“Ditë e keqe për mjedisin, demokracinë dhe për Kosovën. BE-ja kësaj radhe edhe përmes vizitës së kancelarit gjerman, mbështeti qeverinë serbe që të lërë investitorët e huaj të shkatërrojnë nje vend, kundër vullnetit të njerëzve, për të filluar nxjerrjen e litiumit. Litiumi është i domosdoshëm për prodhimin e betarive, arsye që veçanërisht Gjermania, me industrinë e madhe të makinave, është jashtezakonisht e interesuar. Vuçic sigurisht do ta përdorë këtë okazion kurse BE-ja do ta përdor regjimin e tij autokratik për të injoruar vullnetin e popullit serb. Unë mendoj se nuk flitet për politikë, por për destabilizimin e rajonit” – ka shkruar ambasadori Bosch.