Aktualitet
Ditë stresuese, largohuni nga këto persona
Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri nëse nuk keni përfituar ende, përfshihuni më tepër. Duhet të veproni tani. Takimet e dashurisë nuk duhen nënvlerësuar. Por kini kujdes, me ata që u përkasin Gaforres dhe Bricjapit, mund të lindin shumë polemika.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Këtë të Diel kushtojini vëmendje asaj që thoni, një gjest ose një fjalë e tepërt mund t’ju bëjë të “fitoni” një armik. Është koha e rregullimeve të mëdha. Përfitoni.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Po kaloni një periudhë të përshtatshme për të gjetur mundësi të reja karriere. Planetët favorizojnë marrëdhëniet tuaja të punës. Tregoni më shumë vëmendje përreth jush. Në dashuri mund të ketë disa gjëra të pa kuptimta mi në marrëdheniet në çift.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Nëse po kërkoni më shumë mirëkuptim në sferën sentimentale kjo ndodh sepse kohët e fundit ka pasur disa probleme që ju kanë lodhur. Ndjenjat janë sërish protagoniste gjatë ditës. Përpiquni të mos krijoni komplikime të mëtejshme me një person Bricjap.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Po përjetoni një fundjavë stimuluese por edhe trazira të brendshme. Kjo do të jetë dita e duhur për të kaluar një mbrëmje të këndshme në shoqërinë e njerëzve që doni. Përfitoni sa më shumë nga Venusi i favorshëm.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Hëna në kundërshtim me ju ka sjellë dyshime të reja. Jo aq sa ju duhej… Do të jetë një ditë e lodhshme, duhet të përpiqeni të shkëputni marrëdhëniet me personat që ju shqetësojnë në punë.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Do të ndiheni veçanërisht dinamikë. Të gjitha bezditë që kanë lindur kohët e fundit mund të kapërcehen lehtësisht. Brenda pak ditësh mund të lidhni një marrëveshje fitimprurëse. Duhet të përvishni mëngët dhe të përshpejtoni gjërat që keni lënë pas dore.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Kjo fundjavë ju dhuron takime intriguese. Prej disa ditësh keni pushuar së menduari negativ si dhe ndjeni një energji të madhe brenda jush. Shfrytëzojeni sa më shumë atë. Dita e Diel do të jetë një ditë interesante, falë Hënës së bukur.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Me Venusin në hapësirën tuaj të horoskopit nuk duhet të nënvlerësoni një takim të ri sentimental. Nëse ka ende tensione të pazgjidhura, përpiquni t’i kapërceni ato me një qëndrim optimist. Thjesht jini vigjilentë!
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Këtë të Diel dashuria duket e pabesueshme, por është vetëm fillimi. Nga java tjetër fillon një periudhë edhe më pasionante. Mundohuni të shoqëroheni vetëm me njerëz që janë të denjë për ju… Ju meritoni të mos shoqëroheni me njerëz që i nxjerrin probleme vetës.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Forca juaj është origjinaliteti. Mund të bëni një zgjedhje ndryshe nga të tjerat, që do të sjellin sërish rezultate të shkëlqyera. Pushoni dhe veproni me kujdes. Mos u torturoni nga mendimet e kota.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Mund të keni ide të mira, kujdesuni më mirë për intuitën tuaj. Veproni me guxim. Nëse doni të arrini gjëra të mëdha, do t’ju duhet të arrini diçka më shumë.