Aktualitet
ZGJIDHET LIDERI I RI SUPREM I IRANIT, DJALI KHAMENEI
Asambleja e Ekspertëve të Iranit ka zgjedhur djalin e Ali Khameneit, Mojtaba, si Udhëheqësin e ri Suprem, pas rekomandimit të Gardës Revolucionare. Sipas disa burimeve të mediave vendase, ka pasur presion të fortë nga Garda Revolucionare për një trashëgimi të postit.
Asambleja e Ekspertëve e ngarkuar me zgjedhjen e Udhëheqësit të ri Suprem të Iranit pas vrasjes së Khameneit mbajti një takim online, siç raportoi agjencia e lajmeve Fars. Vendimi u mor nga 88 anëtarët e saj pasi selia e Asamblesë së Iranit u godit nga një sulm ajror izraelito-amerikan, i cili nuk shkaktoi viktima.
Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në Teheran dhe Bejrut.
Ndërkohë, tensionet janë reflektuar edhe në rritjen e masave të sigurisë në rajon. Ambasada e SHBA-së në Kuvajt ka njoftuar mbylljen “deri në njoftim të mëtejshëm”, duke anuluar të gjitha shërbimet konsullore për shkak të situatës së paqëndrueshme.
Asambleja e Ekspertëve të Iranit ka zgjedhur djalin e Ali Khameneit, Mojtaba, si Udhëheqësin e ri Suprem, pas rekomandimit të Gardës Revolucionare. Sipas disa burimeve të mediave vendase, ka pasur presion të fortë nga Garda Revolucionare për një trashëgimi të postit. Asambleja e Ekspertëve e ngarkuar me zgjedhjen e Udhëheqësit të ri Suprem të Iranit pas vrasjes së Khameneit mbajti një takim online, siç raportoi agjencia e lajmeve Fars.
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, konfirmoi se një dron goditi një parking pranë ndërtesës së ambasadës amerikane në Dubai. “Kur hyra, pashë raportet e medias në lidhje me konsullatën në Dubai. Përditësimi i fundit që mora, vetëm pak sekonda para se të dilja para kamerave, ishte se një dron goditi një parking ngjitur me ndërtesën e ambasadës dhe më pas shpërtheu një zjarr në atë zonë”, u shpreh Rubio.
Republika Islamike e Iranit ka vendosur mbijetesën si prioritetin e saj kryesor në përballjen me fuqinë ushtarake të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli. Sipas diplomatëve dhe analistëve ndërkombëtarë, strategjia e Teheranit synon të rrisë koston e luftës për presidentin Donald Trump, përmes shtimit të viktimave amerikane, rritjes së çmimeve të energjisë dhe presionit inflacionist global.
Një zjarr ka shpërthyer në ambientet e Konsullatës Amerikane në Dubai pas një sulmi me dron, njoftoi zyra e komunikimit e qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe në “X”. “Autoritetet e shuan zjarrin, por nuk u raportuan viktima”, deklaruan zyrtarët. Një video e verifikuar nga CNN tregon një re tymi të zi që ngrihet mbi ndërtesën e konsullatës, e dukshme nga një distancë e konsiderueshme.
Llogaria zyrtare e Shtëpia e Bardhë ka publikuar pamje nga sulmi ndaj Iranit në një video të shoqëruar në sfond me këngën “Macarena”. Një zgjedhje që sipas mediave ndërkombëtare, ironizon Teheranin. Sekuencat e raketave dhe shpërthimeve shoqërohen gjithashtu me titullin e operacionit ushtarak, “Furi Epike”. Postimi ka marrë qindra mijëra pëlqime dhe komente.
Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, njoftoi se ambasadori iranian u thirr sot në ministrinë e tij për të marrë një protestë zyrtare lidhur me lëshimin e një droni kundër bazës britanike në Qipro. Tajani theksoi se Italia dëshiron të sigurojë se vendet evropiane, përfshirë Qipron, nuk përfshihen në konfliktet ushtarake dhe që solidariteti evropian të bëhet i qartë.
Presidenti amerikan Donald Trump komentoi të martën se sulmet e Iranit ndaj vendeve fqinje e kane befasuar edhe ate vetë. Gjatë një takimi në Zyrën Ovale me kancelarin gjerman Friedrich Merz, Trump u shpreh: “Çuditërisht, ata po godasin vende që ishin, e dini, le t’i quajmë neutrale…. U habita dhe tani të gjitha këto vende po luftojnë kundër tyre dhe po luftojnë fuqishëm kundër tyre.”
Trupi i udhëheqësit suprem të Iranit që u vra gjatë tensioneve në Lindjen e Mesme do të varroset në Mashhad. Sipas raportimeve trupi i udhëheqësit suprem Ali Khamenei do të varroset në qytetin e tij të lindjes, Mashad, në verilindje të Iranit. Të shtunën në mëngjes, ndërsa bombat izraelite goditën kompleksin e udhëheqësit suprem në Teheran, Ali Khamenei po takohej me bashkëpunëtorë të ngushtë.
Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i kanë përdorur armët më të përparuara që ata kanë në dispozicion. “Ne ende nuk i kemi përdorur armët më të përparuara që kemi në dispozicion”, janë shprehur autoritetet në Teheran.
Forcat amerikane shpenzuan rreth 800 milionë dollarë, ose afërsisht 0.1% të buxhetit të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vitin 2026, gjatë 24 orëve të para të ofensivës kundër Iranit, sipas vlerësimeve dhe të dhënave të përpiluara nga “Anadolu Agency”.
Nëntë persona, mes tyre katër adoleshentë, u vranë të dielën pasdite kur një raketë iraniane goditi drejtpërdrejt një sinagogë, i kthyer së fundmi në strehë kundër bombave në qytetin e Beit Shemesh, rreth 30 minuta larg Jerusalemit. Sulmi konsiderohet më vdekjeprurësi ndaj Izraelit që nga përfshirja e vendit në përshkallëzimin e fundit të konfliktit me Iranin.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që nga nisja e operacioneve ushtarake të shtunën. Sipas raportimeve, ndër objektivat e goditura përfshihen vende lëshimi raketash, anije të marinës, nëndetëse dhe qendra kontrolli. Në operacione deklarohet se janë përdorur avionë, përfshirë avionë luftarakë, si dhe sisteme raketore dhe mjete detare për realizimin e sulmeve.
Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme të Teheranit kundër territorit të tyre. Lajmi është raportuar nga Axios, i cili citon dy burime të informuara mbi zhvillimet.
Presidenti Donald Trump gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë minimizoi mundësinë që aktivisti iranian në mërgim, Reza Pahlavi, të marrë drejtimin e Iran, duke theksuar se do të preferonte një figurë që ndodhet brenda vendit.
Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se qëndrimi i tij është në përputhje me atë të Presidentit amerikan Donald Trump për sa i përket rrëzimit të regjimit iranian.
Presidenti Donald Trump deklaroi se “skenari më i keq” për Iran do të ishte ardhja në pushtet e një udhëheqjeje të re “po aq të keqe sa personi i mëparshëm”.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në Iran dhe zhvillimet ushtarake në rajon. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në Shtëpinë e Bardhë se aftësia ushtarake e Iranit është “shkatërruar kryesisht”, duke theksuar se vendi nuk ka më një marinë funksionale, forcë ajrore apo sistem të mbrojtjes ajrore.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kundërshtoi sugjerimet se planet e Izrael për të sulmuar Iran e shtynë atë të ndërmerrte veprime ushtarake, duke deklaruar se mund të ketë qenë e kundërta.
Presidenti i SHBA Donald Trump në nisje të konferencës së përbashkët me Merz në Shtëpinë e Bardhë u shpreh se tashmë çdo gjë është shkatërruar në Iran. Më pas, Trump u shpreh se vendi tashmë nuk ka më marinë funksionale, forcë ajrore apo sisteme të mbrojtjes dhe zbulimit ajror.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbyllur ambasadën e tyre në Bejrut, Liban, “deri në një njoftim të mëtejshëm”, vetëm disa orë pasi Izrael njoftoi se kishte nisur sulme në qytet, duke synuar grupin Hezbollah, i mbështetur nga Iran.
Një gjeneral i Gardës Revolucionare Islamike ka kërcënuar se do të bllokojë plotësisht Ngushtica e Hormuzit, duke ndalur eksportet e naftës dhe gazit nga Gjiri Persik, në një moment përshkallëzimi të fortë të tensioneve në Lindjen e Mesme.
Keir Starmer njoftoi vendosjen e shkatërruesit HMS Dragon dhe helikopterëve me aftësi anti-dronë në Qipro. Starmer tha se vendosja ishte pjesë e përpjekjeve të Mbretërisë së Bashkuar për të forcuar operacionet e saj mbrojtëse, ndërsa theksoi se vendi do të veprojë gjithmonë në interesat e veta dhe ato të aleatëve të saj. “Ne gjithmonë do të veprojmë në interes të Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve tanë”, shtoi ai.
Presidenti i SHBA Donald Trump deklaroi se Irani po përballet me mungesë raketash dhe pajisjesh lëshuese, ndërsa sipas tij kapacitetet e tyre ushtarake po dobësohen gradualisht. Sipas Trump, aftësia ushtarake e Teheranit po degradon vazhdimisht, megjithëse forcat iraniane pritet të vazhdojnë të lëshojnë raketa edhe për një periudhë të caktuar.
OpenAI ka njoftuar se do të ndryshojë marrëveshjen e saj me United States Department of Defense pas reagimeve të forta publike dhe shqetësimeve për përdorimin e teknologjisë së saj në operacione ushtarake të klasifikuara. Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, deklaroi se kompania do të shtojë klauzola të reja në kontratë, përfshirë ndalimin e qartë të përdorimit të sistemeve të saj për mbikëqyrje të brendshme ndaj qytetarëve amerikanë. Ai pranoi se publikimi i marrëveshjes ishte bërë me nxitim dhe e cilësoi qasjen fillestare si “oportuniste dhe të pakujdesshme”.
Zyrtari i lartë ushtarak iranian Ahmad Vahidi është emëruar në krye të Islamic Revolutionary Guard Corps (Garda Revolucionare), pas vdekjes së komandantit të mëparshëm, Mohammad Pakpour, i cili humbi jetën të shtunën (28 shkurt) gjatë sulmeve izraelite dhe amerikane.
“Mendoj se goditja e objektivave ushtarake iraniane ka qenë një vendim i mirë”. Iranianët prodhojnë shumë armë për Rusinë, sidomos dronë dhe raketa. Edhe pse tani besoj se nuk do të mund ta bëjnë më këtë dhe ndoshta do të jenë rusët ata që do t’i armatosin”, pohon Volodymyr Zelensky në një intervistë gati 50-minutëshe dhënë Corriere della serës në zyrën e tij.
Ambasada amerikane në Arabinë Saudite paralajmëron për “sulm të afërt” me raketa dhe dronë mbi Dhahran, ku ndodhet edhe një konsullatë e SHBA-së.
Kur truprojat dhe shoferët super të trajnuar dhe besnikë të zyrtarëve të lartë iranianë paraqiteshin në punë pranë Rrugës Pasteur në Teheran- vendi ku Ajatollah Ali Khamenei u vra nga një sulm ajror izraelit të shtunën- ata nuk kishin as idenë më të vogël se në fakt, izraelitët po vëzhgonin çdo lëvizje të tyre.
Veprimet e fundit ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit ka të ngjarë të kenë intensifikuar frikën dhe paranojën e Vladimir Putinit, si dhe vendosmërinë e tij për të arritur fitoren në luftën në Ukrainë, pavarësisht kostos, raportoi sot Politico.
Pas publikimit të disa lajmeve në media se Irani mund të ketë në objektivat e tij të goditjes me raketa edhe kampin Ashraf 3 në Manzë, ka reaguar zëdhënësi i këtij të fundit Shahriar Kia.
SHBA-të kanë mbyllur dy ambasada në Lindjen e Mesme dhe kanë zvogëluar praninë e tyre konsullore në disa vende të tjera, ndërsa sulmet vazhdojnë në rajon.
Siç raporton CNN, Ambasada Amerikane në Arabinë Saudite është mbyllur sot pasi objekti u godit nga dy dronë që dyshohet të jenë iranianë.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, duke cituar Gjysmëhënën e Kuqe Iraniane, njoftoi se numri i të vdekurve në Iran ka shkuar në 787.
Mbretëria e Bashkuar po shqyrton dërgimin e destrojerit HMS Duncan në Qipro për të ndihmuar në mbrojtjen e bazës së Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) nga sulmet e mundshme iraniane me dronë dhe raketa.
Sipas raportimeve, po zhvillohen diskutime për të vendosur HMS Duncan, një destrojer i Tipit 45, i cili është e vetmja anije në arsenalin britanik të aftë për të kapur raketa balistike.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov denoncoi operacionet ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, duke e përshkruar situatën si një luftë në Lindjen e Mesme dhe duke paralajmëruar për implikimet serioze që ka për sigurinë rajonale.
Ushtria izraelite thotë se forcat e saj ajrore kanë goditur kompleksin udhëheqës të regjimit iranian.
Në një deklaratë në Telegram, IDF thotë se “municione të shumta” u hodhën mbi Zyrën Presidenciale dhe Këshillin Suprem të Sigurisë Kombëtare.
Ai shton se u goditën gjithashtu një institucion trajnimi ushtarak dhe “infrastrukturë shtesë kyçe e regjimit”.
Konflikti në Lindjen e Mesme vijon me tensione e sulme nga të dyja palët e përfshira në konflikt.
Në pamjet e siguruara nga korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe i cili ndodhet në terren, vërehet momenti kur raketat iraniane shkatërrohen mbi kryeqytetin e Tel Avivit nga mbrojtja anti-raketore e Izraelit “Iron Dome”.
Kina i dënoi ashpër sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit që i kushtuan jetën udhëheqësit suprem iranian, Ali Khamenei, duke e cilësuar atë si “shkelje flagrante të sovranitetit”.
Sulmet në të gjithë Lindjen e Mesme kanë vazhduar, me goditjet që nuk kursyen as Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin dhe Arabinë Saudite, ndërsa një dron iranian sulmoi gjithashtu një bazë britanike të RAF-it në Qipro e dy të tjerë u interceptuan më vonë.
Konflikti në Lindjen e Mesme mund të çojë në ndërprerjen e korridorit më të rëndësishëm të transportit detar në botë.
Irani është zotuar se do të sulmojë çdo anije që përpiqet të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Brenda ditës do të transferohet në ishullin Karpathos në Egjeun juglindor një bateri raketore Patriot, si masë parandaluese për shkak të përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme.
Vendimi që ka marrë qeveria greke orët e fundit konsiderohet një lëvizje mbrojtëse, me synim forcimin e mburojës ajrore në juglindje të vendit dhe rritjen e gatishmërisë përballë çdo kërcënimi të mundshëm.
Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar publikisht kryeministrin britanik Keir Starmer, duke e cilësuar si “jo të dobishëm” në lidhje me sulmet e SHBA-së ndaj Iranit.
Në një intervistë për The Sun, Trump u shpreh i zhgënjyer nga qëndrimi i Londrës.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se ai dhe kryeministri Benjamin Netanyahu kanë autorizuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) të “përparojnë dhe të pushtojnë zona të tjera strategjike në Liban”.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) ka njoftuar se, paralelisht me veprimet ajrore në kuadër të Operacionit “Roaring Lion”, trupat izraelite po operojnë në jug të Libanit, duke u pozicionuar në disa pika pranë zonës kufitare për mbrojtje të përforcuar.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar largimin e detyrueshëm të personelit jo-emergjent të qeverisë amerikane dhe familjarëve të tyre nga Jordania, Bahreini, Iraku, Katari dhe Kuvajti, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në rajon.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka hedhur poshtë aludimet se konflikti në Lindjen e Mesme po shkon drejt një “lufte të pafundme”, duke deklaruar se operacionet ushtarake do të çojnë në “një epokë paqeje” dhe, sipas tij, në demokraci për Iranin.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kuvajt ka njoftuar mbylljen e saj “deri në njoftim të mëtejshëm”, për shkak të “tensioneve të vazhdueshme rajonale”.
Lajmi u bë publik përmes një postimi në rrjetin social X, ku theksohet se janë anuluar të gjitha takimet konsullore, si ato të rregullta ashtu edhe ato emergjente.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-të disponojnë rezerva të mjaftueshme armësh për të zhvilluar luftëra “përgjithmonë”, duke theksuar se pritet vetëm fitore.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), kanë konfirmuar nisjen e sulmeve ajrore në kryeqytetin iranian, Teheran, dhe në kryeqytetin libanez, Bejrut.
Në një deklaratë zyrtare, IDF bëri të ditur se po kryen “sulme të synuara kundër objektivave ushtarake” në të dyja qytetet, duke shënuar një përshkallëzim të fortë të situatës në rajon.