Connect with us

Politike

“Do i biesh murit me kokë”- Këlliçi sfidon Ramën për Tiranën: Do të të degjeneroj keq

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është shprehur se e mirëpret vendimin e kryeministrit Edi Rama për të kandiduar për deputet në qarkun e Tiranës.

Komentet Këlliçi i bëri në emisionin ‘Debat’ ku tha se nëse Rama do të drejtojë fushatën e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, do të degjenerohet politikisht.

Këlliçi premtoi gjithashtu se koha e kryeministrit Edi Rama ka përfunduar, teksa shtoi se ai sot u paralajmërua për fundin e tij nga drejtuesi i fushatës së Presidentit Donald Trump, i cili tha se kukullat e Sorosit nuk mund të qeverisin më.

“Për këtë dosje, është nga të paktat dosje që është marrë dhe është çuar deri në fund, në një kohë relativisht korrekte përsa i përket pritshmërive të qytetarëve dhe opinionit publik. Patjetër nuk kam çfarë të them për punën në këtë rast të kryer nga prokurorët që denoncimin e kanë marrë nga Nesti Angoni, alias Nesti Rama, apo Nesti Balluku, apo Nesti Qato. Sepse nuk e dimë kush është pentito në këtë rast dhe prandaj është tërbuar edhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës.

Pronari faktik është Edi Rama. Me 50 % Rama dhe Veliaj janë të dy bashkëpronarë të inceneratorit. Patjetër afërmendsh, që Erion Veliaj ka firmosur me porosi dhe direktivën e kreut të Qeverisë, Edi Ramës, që është personi që ka vendosur rekord botëror në hajdutërinë e këtij vendi dhe më gjerë të Ballkanit, duke i dhënë bonus 8 % të pikëve një kompanie që nuk ekziston. Edi Rama kot i ka kto shout që bën sot. Edi Rama ka mbëruar dhe e di mirë.

U paralajmërua dje në orën 11:00 rreth mesditës se kukullat e Soros nuk mund të jenë më partnerë të besueshëm të perëndimit dhe Edi Rama e di mirë se ç’po ndodh. Rama do i bierë murit me kokë sot në darkë. Keni për të parë eni për të parë çudira me Ramën ju. Edi Ramën e mirëpres me dëshirën më të madhe.

Para pak minutash dëgjova që ka deklaruar se do të vijë në Tiranë. Bën mirë të vijë në Tiranë. Do të degjenerohet dhe diskreditohet politikisht si asnjë politikan tjetër në historinë e këtij vendi. Këtu do të jemi dhe do i shohim të gjitha këto deklarata”, tha Këlliçi.

Advertisement