Connect with us

Politike

‘Do ja marrim PS-së’/ Lapaj i bindur: Jemi pranë fitores së një mandati në Fier

Drejtuesi i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj thotë se janë pranë fitores së një mandati deputeti në Fier.

Nisma Shqipëria Bëhet u duhen edhe 1000 vota që të sigurojnë mandatin e deputetit. Ai shtoi se me projeksionin aktual të votave në Fier dhe me projeksionin aktual të votave të diasporës, subjekti politik që ai drejton mund të arrijë në 9000 vota, duke i marrë mandatin PS-së.

”Ne po kujdesemi që çdo votë e hedhur nga qytetarët të numërohet. Po numërohet në çdo tavolinë. Me këtë projeksion që jemi tani, mendoj se mandati i parë për lëvizjen tonë do të jetë në qarkun e Fierit. Sepse me projeksionin që jemi tani, në Fier kalojmë 7000 vota dhe me projeksionin e votës së diasporës sigurojmë 2000, pra arrijmë 9000 vota dhe mendojmë se mandati do të na përkasë ne. Unë bëj pjesë te ata njerëz që kanë hyrë në garë duke i ditur të gjitha vështirësitë që ka gara. Jam këtu pët të mbojmë çdo votë, sepse e konsiderojmë si amanet të gjithësecilit. Kjo është një bimë e re që ne po e mbjellim me shumë dinjitet dhe janë 70 mijë vota dinjiteti. Mandati nëse e marrim ne i hiqet PS-së”, tha Lapaj.

Advertisement