Kronike
Do kundërpërgjigjemi/ Daçiç lëshon silura presioni

“Njohja e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës nuk mund të jetë çmimi që Serbia duhet të paguaj për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian” – Kështu ka deklaruar kryediplomati serb Ivica Daçiç, në një intervistë për të përditshmen propagandistike serbe “Novosti”.
Ai, duke folur për atë që e quajti “trysni të madhe ndërkombëtare” ndaj Serbisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, tha se “si mund ti kërkohet kjo gjë Serbisë, kur ka pesë shtete në Bashkimin Evropian” që nuk e njohin atë, dhe se kërkesa ndaj Serbisë, tha ai, “është dorëzim i sovranitetit dhe integritetit territorial”.
“Një valë e re trysnie ka mbërritur silur” ndaj Serbisë – tha Daçiç, duke komentuar kërkesat e kohëve të fundit nga Berlini, Londra dhe Dublini që Beogradi të njohë pavarësinë kosovare.
“Por ne kemi qenë të përgatitur. Prishtina është nervoze që syninem e saj s’mund t’i arrijë, që të ketë njohjen e të gjithëve dhe që të hyjë në OKB. Nervoz janë edhe padronët e tyre. Serbia është pengesa kyçe ndaj planeve të tyre, dhe prandaj ne jemi subjekt i presioneve të tilla” – ka thënë Daçiç.
Veç të tjerash – pavarësisht Nenit 4 të Marrëveshjes Bazike që Serbia obligohet të mos kundërshtojë Kosovën në anëtarësimet në organizata ndërkombëtare si dhe Preambulës dhe Neneve hyrëse që interpretohet të jenë ‘njohje de facto’ – Daçiç la të kuptohet që sa i përket Serbisë, ato nuk do të zbatohen.
Kryediplomati shtoi se “Serbia do të vazhdojë të jetë pengesë në njohjen ndërkombëtare të Kosovës” gjë që, siç shtoi ai, “nënkupton që nëse Prishtina nis fushatë për njohje të reja, Serbia do të kundërpëgjigjet”.

