Connect with us

Politike

‘Do largojmë Ramën’/ Berisha komenton aksionin e opozitës në Kuvend

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në protestën e mbrëmjes së sotme, u shpreh më i bindur se kurrë se është moment i duhur që gjithë shqiptarët të bëhen bashkë, kundër Edi Ramës, Xhorxh Sorosit, Aleks Sorosit dhe mafias ndërkombëtare.

Ndërsa më tej kryedemokrati shtoi se Rama bashkë me mafien ndërkombëtare, po bën përpjekje për të shkatërruar Shqipërinë.

Deklarata e plotë:

Miqtë e mi!

Le të kthehemi pak disa vite më parë, kur shorti i ra kontrollit pasuror të Edi Ramës, mafia ndërkombëtare u vërsul si egërsirë kundër këtij kontrolli, sepse ishin ndërtuar sarajet në Surrel, sepse kishin mbirë në sheshin e pallateve, pallati 5 katësh Linda Rama, sepse nuk ekzistonte asnjë faturë, tatimore, doganore e çfarëdolloj.

Kurse sot me vullnetin e lig antishqiptar për të mposhtur dhe rrënuar një komb, akuzuan Sali Berishën për korrupsion paçka se dëshmia e vetme dolën 400 metra katrorë tokë të Jamarbër Malltezit, pasardhës i familjes së katërt më të pasur të Shqipërisë.

Këta mafioze zgjodhën korrupsionin, mbështetjen e tij për të shkatërruar Shqipërinë dhe shqiptarët.

Cili ishte korrupsioni i Sali Berishës, tani që përfunduan çdo hetim, pagesat që vajza e saj, ka bërë për pushime, i ka bërë për kujdes shëndetësor, si çdo fëmijë i bën të atit dhe i ati i bën fëmijës. Ky është korrupsioni o mafioz, që e bën për të shkatërruar Shqipërinë, por shqiptarët do të ngrihen kundër Edi Ramës, Xhorxh Sorosit, Aleks Sorosit dhe mafias ndërkombëtare, Mcgonigalëve.

Advertisement