Kosova
‘Do mbash përgjegjësi’/ Pacolli reagon pas deklaratës së Currit: Do mbash përgjegjësi
Ish-Presidenti Behgjet Pacolli ka reaguar sërish lidhur me lajmet që qarkullojnë për vrasjen e Liridona Ademajt, ku i implikuar është bashkëshorti i saj Naim Murseli, ish-këshilltari i tij. Këtë herë Pacolli i është drejtuar analistit, Arjan Curri i cili ishte ndër të parët që pretendoi publikisht se pas vrasjes së Liridona Ademajt fshihej një devijim seksual i Naim Murselit.
“Dyshohet se ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore i shoqi me një mashkull. Këto nuk janë të miat. Prirem ta besoj kriminologjinë. Një burrë që vret një grua është grua. Nuk është burrë”, tha Curri në emisionin Top Story.
Pas deklaratave të analistit që bënë bujë të madhe në media, Pacolli thotë se familja e tij po i përjeton shumë, por më shumë djali i tij, i cili siç pretendon ai, po bullizohet nga shokët në shkollë. Ndër të tjera ai e paralajmëron Currin, se do të marrë masa ligjore ndaj tij.
“Pas një udhëtimi të gjatë, në kthim të mbrëmjes, vura re një kumulim lajmesh dhe opinionesh të shpërndara kohët e fundit. Disa individë, duke përdorur shpifjet, deklaratat të pasqyruara, tentativa për shantazh dhe propagandë, kanë ndërmarrë përpjekje për të kontaminuar emrin tim dhe për të poshtëruar integritetin e familjes sime. Ju, zotni Arjan Curri nuk keni asnjë të drejtë t’i shkaktoni vuajtje familjes sime, veçanërisht djalit tim të vogël, i cili tani është bërë ojekt bulizmi të vazhdueshëm nga shokët e tij per shkak te deklaratave te juaja te rrejshme dhe hutuese. Zotëri, une nuk ndaj vlerat tuaja, unë kam një familje me tradita të forta dhe do të punoj për t’ju sjellur para përgjegjësisë për krejt këto vuejtje që i shkaktuat fëmijëve dhe familjes sime”, shkruan Pacoll