Connect with us

Aktualitet

“Do na shuante familjen”, çfarë deklaroi Habib Rexha në gjykatë

Gjykata vendosi ”arrest në burg” për Habib Rexhën, vrasësin e dyshuar të Arjan Gosës në Kavajë, i cili akuzohet për vrasje me dashje për gjakmarrje.

Rexha ka marrë hakun e vëllait të tij, Altinit i cili ka mbetur i vrarë pas një konflikti me vëllain e viktimës, Armand Gosën i cili gjithashtu ka vdekur në atë konflikt.

Në seancën me dyer të mbyllura ai ka pohuar se ndihej i kërcënuar.

“Arjani kur u kthye nga Italia kishte thënë se do të na e shuante familjen. Shoku im nuk kishte dijeni se çfarë kisha bërë,” – u shpreh Rexha i cili mbrojti shokun e tij, shoferin Ervis Kurti i cili u dënua me “arrest shtëpie”.

Advertisement