Pinknews
‘Do përpiqemi më shumë…’/ Bieta Sula flet hapur për planet për fëmijë
Ka mbyllur sot sezonin e gjashtë radhazi me programin e pasdites “Ftesë në 5”, ndaj edhe këtë të premte, me të ftuarit e saj, moderatorja Bieta Sulo e kishte organizuar ndryshe.
Mes shumë pyetjeve, të cilave Bieta u dha përgjigje me shumë sportivitet, erdhi edhe një pyetje nga moderatorja Kostana Morava.
Duke qenë se është në të njëjtat kushte si ajo, gjithashtu nënë e një djali, Kostana e pyeti moderatoren e
“Ftesë në 5” si i kishte planet: Kur do bësh një fëmijë tjetër, të dytë? Do e bësh apo jo?”
E menjëhershme ishte përgjigjja e Bietës, pa shtuar nëse ka në plan apo nëse ka dëshirë që së shpejti ta shtojë familjen e saj:
“Zotohem që do përpiqemi më shumë…” – tha ajo me të qeshur duke lënë kështu të kuptohet se, kurdo që të vijë ky moment, me siguri, është i mirëpritur nga e gjithë familja e saj.