Politike
Do ta marrin me dhunë/ Ja si përgjigjet Berisha
Ish kryeministri Sali Berisha ka folur ditën e sotme në lidhje me protestën e paralajmëruar më 12 nëntor dhe nëse do të ketë skenarë dhune.
I pyetur nëse do tentohet të merret me dhunë kryeministria, Berisha as nuk e mohoi as nuk e pohoi këtë gjë në përgjigjen e tij. Ndër të tjera, ai theksoi se i qëndron parimeve të protestave brenda spektrit të mosbindjes civile, që sipas tij është e pranueshme në manualet e protestave demokratike.
Pyetje: A do jetë një protestë paqësore ajo e 12 nëntorit apo do tentohet të merret godina e kryeministrisë sipas disa thashethemeve?
Sali Berisha: Se cili është skenari i protestës ajo do shpaloset gjatë protestës. Ne i qëndrojmë parimeve të protestave brenda spektrit të mosbindjes civile që është e pranueshme në manualet e protestave demokratike.