Connect with us

Politike

‘Do ta thyej në mes PS-në’

Ish- deputeti Lefter Maliqi shprehet se do të kandidojë për kryetar bashkie në Kuçovë.

Duke qenë se kjo bashki nuk është fituar asnjëherë nga e djathta ai thotë se do ta thyejë për herë të parë këtë bastion.

“Jam rreshtuar tek Partia e Lirisë për ti kthyer një fitore të thellë. Beratin e kam pasur ëndërr të jem kryetar bashkisë. Më pëlqejnë sfidat dhe jam futur në zonën më të majtë që është Kuçova që drejtohet nga të majtët për 30 vjet dhe bashkë me qytetarë të ndershëm të Kuçovës do të fitojmë.

Do të konkurroj në bashkinë e Kuçovës. Meqenëse kjo bashki nuk është fituar ndonjëherë nga e djathta unë do të thyej për herë të parë këtë bastion.

Pavarësisht segmenteve shtetërore që bëjnë presion ne do të përgjigjemi me organizim të fortë dhe fitore. Kam bindje totale që do të marr pjesë dhe në primare nëse do të jetë e nevojshme. Jam gati të futem dhe në primare por pres marrëveshjen mes Berishës dhe Metës për këto primare” tha ai.

Advertisement